MENU
klinika

Ferrari duket se e ka zgjedhur

Kandidati kryesor për të zëvendësuar Vettel

13.05.2020 - 16:35

Vendimi për të larguar Sebastian Vettel ka shtyrë Ferrarin që të futet në treg për të gjetur një pilot të ri për sezonin e ardhshëm. Emri që pëlqehet së tepërmi nga emisarët e kokëkuqes është ai i Carlos Sainz. Spanjolli konsiderohet si zëvendësuesi ideal për 4 herë kampionin e Botës në Formula 1 dhe partneri më i duhur për Charles Leclerc.

Në favor të Ferrarit është fakti që pilotit aktual të McLaren i skadon kontrata në fundin e këtij sezoni dhe për këtë, ai mund të nënshkruaj parakontratë ende pa përfunduar sezoni 2020, i cili ende nuk e ka zhvilluar Çmimin e parë për shkak të pandemisë së Covid-19. Por jo vetëm kaq. Ka disa arsye që Sainz është i zgjedhuri i Ferrarit.

 

Së pari, ai ndodhet në një moment të përsosur të karrierës së tij dhe mosha e re, vetëm 25-vjeçare i jep premise për të ardhmen. Një tjetër faktor kyç është paga që fiton piloti. Kriza ka goditur këdo dhe përjashtim nuk bën as Ferrari. Rroga që merrte Vettel ishte e majme, por me firmën me Sainz lista e pagesave do të zbriste disi tek kokëkuqja gjë që është veçanërisht e rëndësishme në këto kohë të pasigurisë ekonomike.

Sainz mund të preferojë edhe vendin si pilot i dytë te Ferrari, ndryshe nga Riccardo apo dhe Hamilton, kandidat për të zëvendësuar Vettel. Gjithashtu, spanjolli rrjedh nga një familje e njohur pilotësh, pasi është i biri i legjendës, Carlos Sainz Sr dhe kjo do e ndihmojë për të trajnuar presionin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Piloti gjerman largohet nga kokëkuqja

Vettel “divorcohet”, 3 kandidatë për Ferrarin

Shkëmbimi i mundshëm i pilotëve

Rokadë mes Hamilton dhe Vettel në Formula 1?