MENU
klinika

Propozimi për tifozët

Kapitenët e Premier League: Verdiktet në fushë!

26.05.2020 - 13:53

Titulli i Premier League angleze do të vendoset në fushën e blertë! Në këtë konkluzion pritet të dalin 20 kapitenët e skuadrave elitare në ishull, të cilët janë të gatshëm për të filluar stërvitjen kolektive që këtë fundjavë.

Në bashkëpunim me trajnerët e skuadrave, lojtarët kanë kërkuar që të bien në ujdi përpara takimit të programuar të martën me zyrtarët e Premier League. Por pavarësisht kësaj, plani për të zbritur në fushat stërvitore në mënyrë kolektive është kundërshtuar nga 6 klube dhe prej 7 lojtarëve, mes të cilëve NGolo Kante i Chelsea dhe Troy Deeney i Watford.

Frika e infektimit prej Covid-19 po tremb edhe tifozët. Gjasat janë që kampionati anglez të rifillojë, por me dyer të mbyllura. E për këtë, klubet kanë nisur të mendojnë zgjedhje alternative. Duke nisur nga sezoni i ardhshëm 20 klubet pritet të ndajnë me short vendet në stadiume.

Pjesëmarrës do të jenë tifozët-abonent gjatë këtij sezoni, shumica prej të cilëve janë rimbursuar nga klubet për sezonin 2019-2020. Një ide që pritet të aprovohet nga zyrtarët e Premier League, por që do të sjell revoltën e tifozëve, që largimin nga stadiumi përmes një shorti fati nuk do ta pranonin me asnjë kusht.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Liverpool, kampion jashtë fushe?

Premier League, ndeshjet e forta në fusha neutrale

Humbje kolosale nëse nuk rinis gara

Klubet e Premier League dëmshpërblejnë tifozët

Koha e kufizuar, Premier League bëhet gati

Dy datat e mundshme të rinisjes së Premier League


Topi me çip i vjen në ndihmë arbitrave

Penalltitë e dyshimta për prekje me dorë në Europian

Kërkon të nxjerrë Shqipërinë jashtë Euro 2024

Njihuni me trajnerin e Kroacisë!

Tetë fituesit përcaktohen me një përballje

Kupa e Shqipërisë/ Luajnë dy skuadra të Superligës

Statistikat 'e zeza' të Kombëtares me rivalët!

Grupi ‘i vdekjes’, Spanja kushton sa 10-fishi i Shqipërisë!

Merr çmimin ‘Golden Player’

Haaland më në fund ‘mposht’ Messin