MENU
klinika

Ndeshjet në një vend

Katër skenare dhe një datë rifillimi për NBA

30.05.2020 - 12:28

Katër skenare të ndryshme për të filluar përsëri në kampionatin e NBA dhe një datë të caktuar, më 31 korrik nga Disney World, Orlando, ku do të krijohet një spektakël i vërtetë. Arenat janë në dispozicion, hotelet në dispozicion të plotë të NBA për lojtarët dhe profesionistët.

Një lloj karantine e detyruar për ata që dalin pozitiv dhe ndeshjet pas dyerve të mbyllura. Duke ditur që nga 8 miliardë të ardhura nga sezoni 2019-20, do të kishte humbje vetëm 1 miliard, NBA është gati të rinisë.

Lojtarët do të qëndrojnë të paktën 3 javë në stërvitje, të gjithë të grumbulluar. Plani i parë i paraqitur nga komisioneri Adam Silver është që të luhet vetëm play off-et.

Tetë skuadrat për konferencë në play off, teksa do të takohen në Disney World për të përfunduar sezonin direkt. Nëse po, këto do të ishin ndeshjet që do të luheshin:

1 Bucks vs 16 Magic;

2 Lakers vs 15 Nets;

3 Raptors vs 14 Grizzlies;

4 Clippers vs 13 Mavericks;

5 Celtics vs 12 76ers;

6 nuggets vs 11 Pacers;

7 Jazz vs 10 Rockets;

8 Heat vs 9 Thunder

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


SHBA, vendi më i prekur nga Covid-19

Arsyeja pse nuk ka datë për rinisjen e NBA

“Amerika ka nevojë për argëtim”

SHBA ndryshe nga Britania: Jo karantinë sportistëve