MENU
klinika

Familja Kardashian-Jenner, gjithë surpriza

Kendall Jenner ka një vëlla binjak?

28.05.2020 - 11:26

Nëse Kendall Jenner do të kishte një vëlla binjak, ne do ta kishim njohur deri tani, apo jo?

Epo kur bëhet fjalë për familjen Kardashian, surprizat nuk kanë fund!

Sot të gjithë po flasin për binjakun e modeles, i ashtuquajturi Kirby Jenner, i cili është shpirti binjak i Kendall dhe e photoshop-on veten kudo pranë saj.

Të gjitha fotot sigurisht që janë të trilluara. Kirby Jenner është një personalitet dhe komedian i njohur i mediave sociale, i cili ka vite që pozon si vëllai binjak i modeles 24-vjeçare dhe e vendos veten në çdo fotografi të Kardashians në Instagram.

Ai është padyshim super i talentuar kur bëhet fjalë për përdorimin e photoshop-it madhe e vendos veten edhe në video të familjes së famshme! Rezultatet janë thjesht fantastike dhe do të shkriheni gazit!

 

Kirby aktualisht ka 1.3 milionë ndjekës në Instagram dhe ka një show të vetin “Quibi”, ku Kendall dhe Kris Jenner janë prodhuesit ekzekutivë. Shfaqja bazohet plotësisht në karakterin e Kirby-t dhe Kim, Kris, Kendall, Khloe dhe Kourtney madje kanë qenë të ftuara në të.

Emri i tij u bë i famshëm pasi Kim Kardashian publikoi papritur disa foto të tij në Instastory-n e saj!