MENU
klinika

Jetoi duke vuajtur

Këngëtarja e njohur shqiptare që lindi për të kënduar dhe…

28.05.2020 - 16:21

Ajo është këngëtare e muzikës sonë të lehtë e po aq edhe aktore e shquar e skenës së teatrit të dramës.E lindur në Shkodër në vitin 1951 që fëmijë ahfaqi talentin duke u aktivizuar në grupet artistike të shkollës dhe Shtëpisë së Pionierëve. Kreu Liceun Artistik “Jordan Misja” dhe Institutin e Arteve në degën e Artit Dramatik. Bëhte fjalë për Justina Alinë.

Justina Alija

Mbas Festivalit të 11-të të Këngës në Radiotelevizion, e largojnë nga jeta artistike e kryeqytetit për të ardhur në Shkodër, ku i mundësojnë emërimin në Teatrin “Migjeni”. Falë aftësive të vokale e interpretuese, bëhet një ndër këngëtaret më te njohura.

Interpretoi një repertor këngësh të pasur e të larmishëm në shumë gjuhë të botës. Do të mbeten gjatë në kujtesën e spektatorëve interpretimet e Justinës në këngët “Unë dhe shokët e mi”, “Unaza”, “Jam një vajzë”, “Mall për vendlindjen”, “Xhaketa e kuqe” e shumë e shumë të tjera.

Sipas Marian Shestanit, mënyra e saj e të kënduarit përshkohet prej një patosi emocional të rrallë, prej një energjie të brendshme që transmetohej fuqishëm artistikisht, interpretim i rrallëndeshun ndër të tjerë.

Një njeri i letrave e ka quajtur “Njeri i lindun me këndue, por të cilën djajtë e kuq e shndërruen në njeri për të vuejtë”.

E kënduara e Justina Alisë ishte një miks mahnitës i talentit të saj, i ëmbëlsisë, i tonit të veçantë, por edhe i transmetimin përmes një interpretimi të rrallë, të një shqetësimi të brendshëm, të një revolte që vlonte në shpirtin e saj.

Emigroi dhe bëri një jetë të gjallë artistike edhe në SHBA, për të ardhur me dëshirë e kënaqësi të veçantë në vendlindjen e vet, tek ftohej në evente të rëndësishme të këngës sonë.

I rrallë për nga cilësia e niveli artistik ishte te Justina edhe interpretimi aktoresk. Luajti dhe u shqua në disa role dramash në Teatrin “Migjeni”.

Mbeti në kujtesë në rolin e Norës në dramën “Nora e Këmendit” e Andrea Skanjetit. Vitet e fundit ka luajtur edhe në Teatrin e Metropolit Tiranë. Në shfaqje kjo dedikuar asaj si një mirënjohje e virtytshme, mbushur plot me emocione, si një obligim moral e qytetar ndaj artises së madhe që dha aq shumë për artin e vendit të vet.

Artistja e madhe Justina Alia mbeti gjithmonë e thjeshtë, e dashur e me një dashuri të madhe për njerëzit e vendlindjen. Ajo është gjithnjë e respektuar dhe e vlerësuar artistikisht si një nga më të shquarat e historisë së këngës sonë të lehtë dhe të interpretimit aktoresk të teatrit shqiptar.