MENU
klinika

"Receta e mamit"

Këto biskota do të kthehen në të preferuarat e fëmijëve tuaj!

04.05.2020 - 16:33

Koha e përgatitjes: 10 minuta 

Koha e gatimit: 10 minuta

Receta per: 18 persona

INGREDIENTËT

  • 2 gota miell
  • 1 lugë çaji pluhur pjekës
  • 1 lugë kafe sodë pjekjej
  • ½ lugë çaji kripë
  • 1 filxhan me sheqer
  • ½ filxhan me vaj luledielli
  • ¼ gotë me ujë
  • 1 lugë gjelle uthull molle
  • ½ lugë çaji me ekstrakt vaniljeje

UDHËZIMET

  1. Në një tas të madh bashkoni miellin, pluhurin pjekës, sodën dhe kripën.
  2. Në një tas tjetër përzieni sheqerin, vajin, ujin, uthullën e mollës dhe vaniljen.
  3. Në fund i bashkoni të dy masat.
  4. I përzieni mirë, i mbuloni me një qese kuzhine dhe e lini në frigorifer për 1 orë.
  5. Parangrohni furrën në 200 gradë.
  6. Merrni një tavë dhe vendosni në të një letër kuzhine.
  7. Nxirrni masën e biskotave dhe me një lugë filloni e formoni biskotat e fëmijëve tuaj.
  8. I vendosni tek tava me një largësi nga njëra tjetra.
  9. Më pas i fusni në furrë të piqen për 10 minuta.
  10. I lini pak të ftohen para se t’i shijoni!