MENU
klinika

Bashkëjetes fetare në Gjermani

Kisha bëhet “xhami” për myslimanët që s’kanë ku të falen

23.05.2020 - 11:32

Një kishë në Berlin është duke mirëpritur myslimanë, që nuk janë në gjendje të shkojnë në xhami për Lutjet e së Premtes, pas udhëzimeve për distancim fizik, ka raportuar agjencia e lajmeve, Reuters.

Xhamia Dar Assalam në Neukolln zakonisht mirëpret qindra myslimanë për shërbimet e së premtes. Mirëpo tani mund të pranojë vetëm 50 persona, në kohën kur Gjermania zbaton masat e izolimit, me qëllim të luftimit të koronavirusit. Gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit, kisha Martha Lutheran ka ofruar ndihmë, duke u mundësuar besimtarëve myslimanë lutje në gjuhën arabe dhe gjermane.

“Është një shenjë e mirë pasi sjell gëzim në Ramazan dhe në mesin e krizës” ka thënë imami i xhamisë, Mohamed Taha Sabry. “Kjo pandemi na ka bërë komunitet. Krizat i bëjnë njerëzit bashkë”, ka shtuar mes tjerash ai.

Objektet fetare janë rihapur më 4 maj në Gjermani, pas mbylljes disajavore, ndonëse edhe tani besimtarët duhet të mbajnë distancë nga njëri-tjetri prej 1.5 metrave./REL

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një nga hartuesi i Kushtetutës së Kosovës, Arsim Bajrami

“Çfarëdo verdikti kundër vullnetit të popullit do ta fuste Kosovën…”

Një amanet që ka hyrë në historinë shqiptare

“Amaneti i Mitrush Kutelit” – Letra, drejtuar së shoqes…


"Nëse kodi s’votohet më 30 shtator, prodhohet krize e re kushtetuese"

Heqja e koalicioneve?! Gjiknuri: S’i cenojmë votat e kundërshtarëve

3 shtetet që numërojnë fluksin e aplikimeve

Kërkesat për azil/ Ku synojnë të shkojnë shqiptarët?

"Një problem shqetësues është..."

VOA: Frenohet Reforma zgjedhore në Këshillin Politik