MENU
klinika

Na vuri të gjithëve në lëvizje

Klaudia Pepa sapo nisi sfidën më të re në Instagram

21.05.2020 - 10:12

Tashmë që sfidat në rrjete sociale janë kthyer në trend, balerina Klaudia Pepa ka menduar të nisë sfidën e saj në Instagram.

Bukuroshja elegante dhe e zhdërvjellët ka ndarë me ndjekësit një foto ku shfaqet e pozicionuar me kokë poshtë, me duart në tokë dhe këmbët në dy faqe muri përballë njëra-tjetrës.

Voila! Kjo është sfida më e re e internetit.

Balerina ka ftuar të gjithë ata që munden, t’i përgjigjen kësaj sfide duke i dërguar edhe foto Klaudias.

Të shumtë janë personat që janë vënë në lëvizje nga sfida e re, ndërsa fotot e tyre balerina i ka ndarë në InstaStory.

Kjo sfidë është jo vetëm argëtuese, për të bën mirë edhe për të lëvizur paksa, pas një karantine dembele që kishim të gjithë.

Prej kohësh Klaudia Pepa është shpërngulur në Itali, ku po ndjek karrierën e saj si balerinë dhe është kthyer në një ndër emrat më të njohur, duke bërë krenar popullin shqiptar.