MENU
klinika

Pak ditë nga lindja e fëmijës së parë

Klea dhe Elgiti ndajnë foton e ëmbël

22.05.2020 - 07:40

Pritjes së ëmbël po i vjen fundi dhe Klea Huta ka ndarë së fundmi fotot më të ëmbla me barkun e rrumbullakosur. Pak minuta më parë moderatorja ka publikuar një foto bardhezi ku duket se partneri i saj, Elgit Doda po i puth barkun.

“Djali i babit”, ka shkruar Huta krah postimit që ka marrë menjëherë shumë komente dhe pëlqime. Gjatë këtyre ditëve Klea ka treguar përgatitjet e fundit për djalin, teksa nuk ka fshehur dhe emocionet e një momenti kaq special në jetën e saj.

Me siguri dyshja duhet të jetë duke përjetuar periudhën më të ëmbël në jetën e tyre, pasi në vetëm pak ditë pritet të bëhen prindër për herë të pare.