MENU
klinika

Dezinfektohen stadiumet dhe qendrat sportive

Klubet shqiptare bëhen gati, ristarton më 3 qershor?

17.05.2020 - 09:51

FSHF dhe Ministria e Shëndetësisë janë dakordësuar që klubet të bëjnë marrëveshjeje me kompani dezinfektimi. Klubet duhet të bëjnë tashmë një kontratë dhe ta paraqesin atë në FSHF, në mënyrë që të dalin garant sa i përket kompanisë që do të dezinfektojë vazhdimisht ambientin stërvitor dhe dhomat në stadiume.

Protokolli i propozuar nga FSHF i shton kostot e klubeve në këtë periudhë, ndërsa për këtë pjesë vetë presidenti Duka ka thënë: “Kostoja e tyre nuk shkon më shumë se 2% e buxheteve të klubeve. Nuk janë shpenzime të jashtëzakonshme”.

Një nga kërkesat më emergjente të FSHF-së për këtë javë ishte që ministria të lejonte fillimin e stërvitjeve individuale pa shkuar data 18 maj, në mënyrë që të hënën e ardhshme gradualisht klubet të nisnin përgatitjet kolektive nëse do të ishte e mundur.

Fakti që është vendosur 3 qershori si datë për fillimin e kampionatit, koha që skuadrat ta marrin veten nuk është e duhura. Kërkesa e FSHF-së nuk u plotësua nga Ministria e Shëndetësisë, që në këtë rast i qëndroi vendimit vetëm për nisjen e stërvitjeve individuale më 18 maj.

Mungon përgjigjja zyrtare nga qeveria shqiptare për rihapjen e aktiviteteve. Në institucionin e futbollit i druhen një refuzimi nga qeveria, por do të pritet tashmë se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN