MENU
klinika

Zbulohet arsyeja pse janë kundër

Klubet shqiptare njëzëri: Të mos luhet më!

06.05.2020 - 16:47

Nëse Federata Shqiptare e Futbollit po bën presion thuajse çdo ditë që Qeveria të miratojë një datë për rifillimin e futbollit, klubet janë kundër përfundimit të sezonit në fushën e lojës. “Konica.al” ka kontaktuar me klubet e Kategorisë Superiore dhe jo zyrtarisht ka mësuar se 95 % duan që të mbyllet sezoni në tavolinë.

Klubet e Superligës janë të mendimit që të shpallen verdiktet sipas udhëzimeve të UEFA-s, me një renditje ashtu si në muajin mars kur u ndërpre kampionati. E gjitha kjo lidhet vetëm me një fakt: Pagesat e lojtarëve!

Duke qenë se aktiviteti është ndërprerë prej dy muajsh, klubeve u lind e drejta që të mos paguajnë futbollistët, pasi në Shqipëri kontratat e tyre janë shërbimi dhe jo pune, që do të thotë se ata nuk kanë kanë qenë në aktivitet dhe nuk paguhen.

Shumicës së lojtarëve u përfundon kontrata në qershor dhe kështu klubet thuajse kanë ndërprerë marrëdhëniet financiare që në mars. Në rast se kampionati fillon, klubet janë të detyruar të zgjasin kontratat deri në momentin që përfundon sezoni në fushën e lojës, kjo sipas rregullit të vendosur nga FIFA.

Kjo nuk është në leverdinë ekonomike të klubeve që sidomos për lojtarët e huaj, janë të detyruar t’i paguajnë për çdo qindarkë. Përfitimet në rast se rifillon kampionati janë shumë minimale krahasuar me humbjet që mund të vijnë nga pagesat kundrejt futbollistëve.

Shto edhe faktin që do të luhet pa tifozë, klubet shqiptare vetëm humbasin në rast se zbresin në fushë, ndryshe nga vendet e tjera evropiane ku ndodh e kundërta. Kostot shtohen si pasojë e masave që duhen marrë për akomodime, lëvizje, si dhe pajisje higjeno-sanitare, pa përmendur anën sportive, që ndonjë talent mund të pësonte dëmtim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Si i ka rreshtuar kuqezinjtë në stërvitjen e të mërkurës

FORMACIONI/ Silvinjo i ka idetë e qarta për Çekinë

Do të mbahet mend për golin në Portugali

Bekim Balaj tërhiqet nga Kombëtarja

“Tifozët janë një shtysë e madhe për ne”

Ramadani: Ja çfarë ndryshojmë kësaj radhe ndaj Çekisë