MENU
klinika

Pritet vetëm data

Koha e kufizuar, Premier League bëhet gati

18.05.2020 - 14:50

Kjo javë është dhe ajo vendimtare për fatet e Premier League angleze. Data 26 maj, afati i vendosur nga UEFA për të dorëzuar në zyrat e saj mënyrën se si do të procedohet me pjesën e mbetur të sezonit 2019-2020 është shumë pranë dhe kjo ka vënë në alarm drejtuesit më të lartë të futbollit anglez.

Gjetja e një gjuhe të përbashkët mungon dhe orët e ardhshme pritet të zbulojnë shumë fakte. Shumë klube dëshirojnë që sezoni të përfundojë për shkak të kostove financiare të mëdha që do i shkaktojë arkave të tyre. Të paktën 14 nga 20 klubet duhet të bien dakord mbi protokollin e propozuar që ky plan të miratohet.

Fillimisht do të përcaktohet mënyra e stërvitjes, me lojtarët do të ndahen me grupe nga 5 futbollistë që prej ditës së nesërme. Kohë që konsiderohet si e mjaftueshme nga ekspertët, por jo nga futbollistët.

Ylli i kombëtares angleze, Raheem Sterling pretendon se lojtarëve u duhet të paktën 4 deri në 5 javë kohë për të arritur formën optimale, kohë e pamjaftueshme për shkak se në Angli kërkojnë që të rikthehen në fushë më 13 qershor. Gjithashtu, pritet që 92 sfidat e mbetura të mos zhvillohen në fusha neutrale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kreu i UEFA-s: Nuk ndikojmë dot te qeveritë

Ceferin: 80% e ligave do ta përfundojnë sezonin