Sikundër e saktësojnë disa prej historianëve bashkohorë, historia e kohëve moderne, nis më 29 maj 1919. Ishte dita kur, fotografitë e eklipsit të Diellit, marrë nga ishulli Princip në detin e Afrikës Perëndimore dhe nga Sobrali në Brazil, vërtetuan teorinë e re të gjithësisë.
Për më se gjysmë shekulli, sheknca po përballej me nevojën për një ndryshim ligjeve të hapësirës, të Njutonit, bazuar në vijat e drejta të gjeometrisë euklidiane dhe në teorinë e Galileut, për kohën absolute, zbulim që i rezistoi kohës, për më shumë se 200 vjet. Mbi këto themele, do të ngrihej iluminizmi dhe racionalizmi europian, revolucioni industrial apo gjithë njohuritë e njerëzimit – liria dhe begatia e shek.19-të.
Do të ishte një hebre gjerman, 26 vjeçari Albert Ajshtajn, i panjohur më parë në botën shkencore, që fillimisht, në vitin 1905, do të rrëzonte nga froni për fizikën, ‘kohën’ dhe ‘hapësirën’ absolute të Njutonit, duke treguar, se ato janë relative. Më 1915-ën, Ajnshajni zbuloi atë që njihet si Teoria e Relativitetit – një prej teorive më elegante, më koherente, por njëherazi më e çuditshmja që kish ndërtuar ndonjëherë mendja njerëzore, ekuivalente me një vepër të mirëfilltë artistike.
Ndonëse, anglezët dhe gjermanët, në atë kohë ishin në luftë të përgjakshme (Lufta I Botërore), ishte pikërisht Sir Arthur Eddington, prefosori anglez i Astronomisë në Kembrixh, i cili, financoi dhe udhëhoqi ekspeditën shkencore për vërtetimin e teorisë të re, duke vendosur kështu, standardin e ri – rezultatet e shkencës, nuk i përkisnin vetëm një vendi, por i takonin mbarë njerëzimit.
Mëngjesin e ditës së 29 majit, në Princip kishte pasur një stuhi të fortë, por fatmirësisht retë u hapën në kohën e duhur. Edingtoni kishte vetëm 8 min kohë, për të realizuar shkrepjet e duhura të eklipsit. Gjithsej 16 pllaka fotografike, për të cilat u deshën pak ditë sa ctë stampoheshin. Duke matur e stërmatur fotografitë, Edingtoni i mallëngjyer, i thotë kolegut të tij: – “Ajnshtajni, ka pasur të drejtë!”
Me relativitetin, lindi edhe relativizmi – rryma filozofike sipas të cilës, në këtë botë gjithçka është relative, madje edhe morali i të ‘mirës” dhe të “keqes”, i dijeve dhe vlerave njerëzore, gjë që e shqetësoi shumë Ajnshtajnin, që besonte në parimet morale judeo-kristiane. Ky këndvështrim relativist i hapi rrugën, pak vite më vonë, dy luftrave botërore të përmasave të paimagjinushme.