MENU
klinika

Pandemia nuk i ka trembur të gjithë

Korça dhe Pogradeci, gati për pritjen e turistëve

13.05.2020 - 10:54

Korça dhe Pogradeci po bëhen gati për turistët dhe hapjen e shumëpritur të 18 Majit. Në pazarin e vjetër në Korçë bizneset po bëhen gati ndërsa pavarësisht pandemisë, ka edhe subjekte të reja.

Kriza dhe pandemia nuk i ka trembur të gjithë. Disa, frikën e pasigurisë e kanë nxjerrë duke investuar me tej në një prej zonave më të frekuentuara të Korçës.

kolana e librave

Edhe bizneset ekzistuese po përgatitën për 18 majin, ditën kur shqiptarët do të lejohen të ulen sërish në bare e restorante. Këtu operojnë 140 dyqane dhe 6 hane. Por pas pezullimit dy mujor, pronarët janë skeptikë.

Bashkia e Korçës nga ana e tjetër thotë se po merren të gjitha masat ndihmëse për biznesin. Ndërsa qyteti është gati të presë turistët që u kanë munguar. Edhe bashkia Pogradec vijon politikat lehtësuese për bizneset gjatë muajve të sezonit turistik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Qyteti së shpejti do të shërohet

Koronavirusi: Korça “e hodhi lumin”