MENU
klinika

Tragjike

Korçë/ Mbytet një fëmijë në liqenin e parkut

14.05.2020 - 16:27

Mbytet një fëmijë në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur këtë mesditë në një liqen në ‘Parkun Japonez’ në Korçë.

Bëhet fjalë për një fëmijë 8 vjeç i cili ka qenë i shoqëruar nga një tjetër person.

Njoftimi i policisë

kolana e librave

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 14.05.2020, rreth orës 16:05, në lagjen nr.3, në një rezervuar tek “Parku Japonez”, dyshohet të jetë mbytur një fëmijë rreth 8 vjeç (i seksit mashkull) ende i paidentifikuar.

Shërbimet e zjarrfikses dhe policisë bënë të mundur nxjerrjen nga uji të trupit të pajetë. Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës, si edhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.