MENU
klinika

Këtë e thotë OBSH!

“Koronavirusi i ri me origjinë natyrore”

02.05.2020 - 11:04

OBSH-ja, që i kërkon Pekinit ta përfshijë në hetimet mbi origjinën e koronavirusit të ri, dhe theksoi se COVID-19 ishte me origjinë natyrore, në një kohë që presidenti amerikan e ka lidhur origjinën e koronavirusit me një laborator kinez.

“Shfaqur në Wuhan të Kinës në dhjetor, epidemia ka prekur më shumë se 3,2 milionë persona në botë dhe ka shkaktuar të paktën 230 000 të vdekur”, sipas të dhënave zyrtare.

“Përsa i përket orighinës së virusit në Wuhan, ne kemi dëgjuar shumë shkencëtarë që kanë studivar këtë virus që është me origjinë natyrore”, konfirmoi drejtori i programeve të urgjencës të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Michael Ryan, i pyetur nga një gazetare.

“E rëndësishme është që të përcaktojmë bakterin natyror të këtij virusi “, shtoi ai në një konference virtuale për shtyp nga selia e organizatës në Gjenevë.

Ai sqaroi se objektivi kryesor është të sigurohemi që të mund të kuptojmë mirë virusin, që të mund të kuptojmë transmetimin nga kafsha te njeriu dhe të mund të kuptojmë se si u kapërcye barriera mes kafshës dhe njeriut.

“Qëllimi i këtij studimi është zbatimi i masave të shëndetit publik dhe masat parandaluese për të penguar që kjo të ndodhë përsëri”, nënvizoi ai.

OBSH-ja , e cila deri më tani ka mbështetur Pekinin për menaxhimin e krizës, u bëri thirrje autoriteteve kineze që ta ftojnë atë të marrë pjesë në hetimet e planifikuara për origjinën shtazore të virusit.