MENU
klinika

Hapet tregu për Serbinë

Kosovë/ Mbi 12 milionë euro mallra serbe për një muaj

03.05.2020 - 11:01

12.4 milionë euro mallra kanë hyrë në Kosovë nga Serbia që nga data 1 prill, kur Qeveria e Kosovës e hoqi taksën 100 për qind për produktet serbe dhe e vendosi masën e reciprocitetit. Gjatë së njëjtës periudhë, Kosova ka eksportuar në Serbi mallra në vlerë prej 0.7 milion euro, raporton Express.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Ministria e Financave dhe Transfereve ka publikuar raportin përmbledhës për zbatimin e masave të reciprocitetit për periudhën 01-26 prill 2020.

Nga importi i këtyre mallrave, Dogana njofton se ka mbledhur taksa në vlerë prej mbi 1 milion euro. Sipas këtij raporti, mallrat që janë importuar më së shumti nga Serbia janë gruri, misëri dhe mielli

“Importi nga Serbia sipas llojit të mallrave është: grurë, misër për farë, miell prej gruri të zakonshëm, ushqime për kafshë, preparate jorefrakatare sipërfaqësore për fasada, mure të brendshme, dysheme, tavane, spango lidhëse apo ambalazhuese, kontejnerë prej alumini me kapacitet më pak se 50 lit”, ka njoftuar MF’ja.

Dogana e ka njoftuar Ministrinë se në të gjitha rastet ku është vërejtur ndonjë emërtim apo denominim provokues për Kosovën, mallrat janë kthyer mbrapa në Serbi dhe nuk janë lejuar të importohen dhe të zhdoganohen në Kosovë.

“Gjatë kësaj periudhe është evidentuar një rast i tillë dhe mauna së bashku me mallrat është kthyer në Serbi”, thuhet në komunikatë.

Ndërkohë, produktet që ka eksportuar Kosova në Serbi me vlerën më të lartë anë manat, manaferrat e buta dhe linjiti. Në komunikatën e MF’së përmenden edhe sfidat që janë hasur në zbatimin e këtij vendimi.

“Gjatë datave 21 dhe 22 prill pala serbe në mënyrë sporadike nuk ka lejuar kalimin e maunave me mallra nga Kosova në Serbi apo edhe atyre të zbrazët përmes PKK-ve në Merdare, Jarinje dhe Bërnjak. Pas reagimit të instancave përkatëse qeveritare pranë BE-së këto masa janë tërhequr nga pala serbe dhe nuk ka raportime për përsëritjen e tyre”, thuhet në komunikatën e MF’së drejtuar mediave./Gazeta Express

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN