MENU
klinika

Për përpunim të inerteve

Krimet mjedisore në Mat, procedohen 4 persona

28.05.2020 - 13:10

Policia e Lezhës në bashkëpunim me IKMT-në kanë vijuar operacionin për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Si rezultat policia njofton se janë proceduar dhe gjobitur katër persona.

D.B., 56 vjeç, banues në Kurbin është proceduar për përpunim të inerteve dhe është gjobituar nga IKMT-ja me masë administrative 2 milion lekë (të reja).

Gjithashtu shtetasi G.A., 37 vjeç, banues në Ishull Lezhë është proceduar penalisht dhe është gjobitur me masë administrative 500 mijë lekë (të reja) si dhe do të  ndërpresë lidhjen me  rrjetin e kanalizimeve.

Po ashtu dy persona jane proceduar dhe gjobitur diten e djeshme.

Njoftimi i policisë:

LEZHË – Vijon operacioni për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore

  • Procedohet penalisht një tjetër shtetas, për përpunim të inerteve dhe gjobitet nga IKMT-ja me masë administrative;
  • Procedohet penalisht një 37-vjeçar dhe gjobitet, pasi shkarkonte mbetje në rrjetin e kanalizimeve të ujësjellësit;
  • Një ditë më parë u proceduan dhe u gjobitën edhe dy shtetas të tjerë, për gërryerje të shtratit të lumit Mat.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me IKMT-në, kanë vijuar kontrollin përgjatë shtratit të lumit Mat, ku gjatë kontrollit është kapur në flagrancë duke nxjerrë materiale inerte dhe është proceduar shtetasi D.B., 56 vjeç, banues në Kurbin.

IKMT e ka gjobitur shtetasin me masë administrative 2 milion lekë (të reja).

Gjithashtu, specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë proceduan penalisht shtetasin G.A., 37 vjeç, banues në Ishull Lezhë. Shërbimet e Policisë dhe IKMT-së, gjatë kontrollit konstatuan se fabrika e përpunimit të peshkut, shkarkonte mbetjet në rrjetin e kanalizimeve të ujësjellësit në Shëngjin.

IKMT-ja e ka gjobitur subjektin me masë administrative 500 mijë lekë (të reja) si dhe do të  ndërpresë lidhjen me  rrjetin e kanalizimeve.

Kontrollet do të vijojnë për penalizmin e çdo subjekti që tenton të marrë inerte pa leje në shtratin e lumenjve apo që kryejnë krime mjedisore, si ndërtime pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, ndotje të ambientit e lumenjve apo zjarrvënie të qëllimshme pyjeve dhe kullotave.

Bilanci tragjik nga masakra në Shkodër thellohet në 4 viktima

Ndërron jetë në spital Bashkim Basha

Kryeson Lezha, ja qyteti që mbetet në fund

Cili qark është më kursimtari këtë vit?