MENU
klinika

Formula 1

Kriza, skuderia e njohur nxjerr aksionet në shitje

29.05.2020 - 17:17

Vite më parë pretendonte titullin për konstruktorë, ndërsa tashmë rrezikon shkrirjen. Kompania britanike, Williams po përballet me një situatë financiare aspak komode në vitet e fundit dhe për këtë ka njoftuar shitjen e aksioneve të ekipit të Formula 1.

Përmes një deklarate për shtyp, Grupi Williams Grand Prix Holdings ka konfirmuar se është gati të ndajë pronësinë me të tjerë investitorë, me synimin e vetëm, ruajtjen e stabilitetit financiar të kompanisë.

“Bordi i Williams beson se procesi i rishikimit strategjik dhe procesit të shitjes zyrtare është gjëja e duhur dhe e kujdesshme që duhet të bëni në mënyrë që të merrni kohë për të marrë në konsideratë një gamë të plotë opsionesh dhe vendosni ekipin e Formula 1 në pozicionin më të mirë të mundshëm për të ardhmen”, – thuhet në deklaratën e skuadrës britanike.

Dy vitet e fundit kanë qënë tepër sfiduese për Williams, që ka raportuar humbje të konsiderueshme. Sezonin e shkuar, skuderia humbi 13 milionë paund, faturë që duket se ka goditur fort arkat e saj. Me shitjen e aksioneve, Williams tenton që të jetë pjesë e Formula 1 dhe në sezonet e ardhshme, ku i pret një faturë më e ulët financiare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pagesat e skuderive për regjistrim

Kalendari i ri i Formula 1, në 3 pista nga 2 gara