MENU
klinika

"Receta e mamit"

Krostatë e kripur me shparguj, supershije dhe super e thjeshtë!

24.05.2020 - 11:30

INGREDIENTËT

Për brumin duhen:

  • 250 gr miell
  • 80 gr vaj
  • 80 gr ujë
  • KripëGjysëm luge çaji sodë

Për mbushje:

kolana e librave

  • 2 vezë
  • 3 lugë gjelle djathë kackavall
    Gjysëm gote qumësht
  • 1 lugë miell misri
  • Lakër e egër ( zihen me pare dhe i kullohet uji mirë)
  • Shparguj

 

UDHËZIMET

  1. Në një tas të madh vendoset mielli dhe shtohen të gjithë përbëresit e tjerë.
  2. Trazohen mirë, zihet brumi dhe ngjeshet.
  3. Brumi hapet me dorë mbi një letër furre.
  4. Lyhet një tavë me vaj dhe vendoset peta e brumit duke e kthyer permbys dhe duke hequr letrën.
  5. Në një tas të madh rrihni vezët dhe shtoni sipër të gjithë përbërësit e tjerë, vec shpargujve.
  6. Trazojini mirë dhe hidhini mbi brumin e krostatës.
  7. Sipër vendosni shpargujt, spërkateni me pak vaj ulliri e piper dhe piqini në 200 gradë për rreth 35 minuta.