Moda ndryshon vit pas viti, stili dhe eleganca, jo. Albumet me fotografi të vjetra, na sjellin pamjet e grave të lirshme, të natyrshme dhe plot stil në veshje.
Për shembull, këto 10 foto të shkrepura shumë vite më parë, janë befasuese: gratë dikur, visheshin shumë më bukur sesa ne sot.
Në dukje të thjeshta, këto veshje fshehin një ndërthurje të mirëfillte fantazie, në kombinimin e materialit dhe motiveve.
Asokohe, ishin shumë të preferuara veshjet me forma gjeometrike. Po çantat i patë? A ju kujtuan ndonjë gjë?
Gratë, dikur, i kombinonin veshjet me shumë kujdes. Edhe kur vishnin diçka që i ekspozonte diçka më shumë, ishin gjthmonë larg të qenit vulgare: shumë ngjyra, më shumë fantazi, më shumë personalitet!
Pamjet flasin vetë dhe një fakt mbetet i padiskutueshëm. Eleganca e grave të atyre viteve, është e pakrahasueshme…