MENU
klinika

Ati Themeltar i shtetit të Kosovës

Kur Ibrahim Rugova u votua si President

24.05.2020 - 11:37

        Ibrahim Rugova, kishte shënuar fitoren më të thellë politikë në zgjedhjet e organizuara parlamentare dhe presidenciale, 28 vjet më parë.

Këtë ditë e ka kujtuar ish-Këshilltari i Rugovës, Muhamet Hamiti, i cili ka thënë se acarimi, mujshia e oportunizmi në sjellje politike janë në kundërshti organike me rugovizmin autentik.

Hamiti ka publikuar edhe fotografitë e asaj ngjarje historike.

Si sot, para 28 vjetësh, më 24 maj 1992, në zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale në Republikën e parë të Kosovës, Ibrahim Rugova u zgjodh kryetar i Republikës në zgjedhje të drejtpërdrejta, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) fitoi shumicën dërmuese të vendeve në Kuvend.(Në pamjen e parë Rugova duke hedhur votën në zgjedhjet e para demokratike në Kosovë.

Në pamjen e dytë, te komentet, Presidenti duke folur mbas hedhjes së votës në zgjedhjet nacionale të 23 tetorit të vitit 2004, të cilat poashtu i fitoi bindshëm LDK-ja e Rugovës Këto qenë zgjedhjet e fundit në të gjallë të Prijësit historik të LDK-së dhe të Kosovës.)

Ibrahim Rugova u zgjodh katër herë President i Kosovës: dy herë me votë të drejtpërdrejtë popullore (1992, 1998), dy herë në Kuvend (2002, 2004). Më 24 maj 2004, kur 24 maji u shpall Ditë e Presidentit, duke njohur rëndësinë e zgjedhjeve të 24 majit të vitit 1992, kur për herë të parë Presidenti i Kosovës u zgjodh me votë të drejtpërdrejtë, Presidenti Rugova ka thënë:”Këto zgjedhje janë përkrahur nga i gjithë populli i Kosovës, me përkrahje të gjerë e masive.

Po ashtu në formë demokratike qytetarët shprehën vullnetin e tyre politik për Presidentin dhe për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Këto zgjedhje kanë hyrë në analet e historisë më të re të Kosovës, si ditë e rëndësishme dhe e shënuar, ndërsa janë regjistruar në të gjitha dokumentet e rëndësishme ndërkombëtare dhe në publikimet e ndryshme enciklopedike për funksionimin e shoqërisë dhe të shtetit të Kosovës”. Ati Themeltar i shtetit të Kosovës.

Presidenti Ibrahim Rugova, ka ndërruar jetë më 21 janar 2006. Kosova sot, si kurrë më parë, ka nevojë për trashëgiminë e Rugovës: për politikën e besimit, të tolerancës e të dialogut, për njerëzi në sjellje e në marrëdhënie politike e shoqërore të vendit.

Acarimi e mujshia ndaj kundërshtarëve politikë janë veçori antirugoviste në Kosovë. Poashtu edhe oportunizmi, edhe i atyre që thirren deklarativisht në rugovizëm, pa e njohur dhe pa e përqafuar atë në esencë, duke u përpjekë të vishen me lavdinë e Rugovës për hesape të veta.

Acarimi, mujshia e oportunizmi në sjellje politike janë në kundërshti organike me rugovizmin autentik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bashkëpunëtori i ngushtë nxjerr ‘sekretet’

“Dy herë e kam parë Rugovën duke qarë”


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit