MENU
klinika

49 pr. K…

Kur Jul Çezari ndryshon historinë duke kapërcyer Rubikonin!

28.05.2020 - 16:24

Ai ishte një patriot, dhe Çezari besonte se Roma ishte zgjedhur nga perënditë për të sjellë paqe dhe prosperitet në të gjithë botën.

Nëse armiqtë e tij në senat do ta kishin zhveshur atë nga pushteti, atëherë e gjithë perandoria do të fragmentohej dhe kurrë nuk do të ishte e bashkuar.

Më 15 mars, 49 pr.K, Juli Çezari gjendej me trupat e tij në brigjet e Rubikonit, duke u përpjekur të vendosë nëse ai duhet ta këpërcejë lumin e vogël dhe të hyjë në Romë. Në atë kohë, Çezari ishte prokonsull i popullit romak, dhe luftëtarët e tij elitar kishin pushtuar të gjithë vendin ee galëve.

Rubikoni shënonte kufirin midis provincave të Perandoria Romake, ku Çezari kishte autoritet nga vetë Roma dhe ai nuk mund ta kalonte. Në fakt, atij i ishte thënë nga senati se nëse e kalonte Rubikonin me një ushtri, ai do të shpallej i jashtëligjshëm dhe do të dënohej me vdekje.

Çfarë e solli Çezarin në këtë vendim kritik? Nga grekët, romakët kishin trashëguar idealin e demokracisë, dhe Republika Romake kishte ngritur statusin e superfuqisë në vitin 63 pr. K.

Nga kjo pikë deri në vitin 49 pr.K, Roma u ndesh me forca të fuqishme që kërcënuan ta fragmentonin perandorinë: korrupsioni politik dhe një krizë financiare në vend dhe një
luftë jopopullore në Lindjen e Mesme.

Në 63 BC, Juli Çezari ishte asgjë më shumë se një pijanec, një feminist,dhe një politikan i korruptuar. Si konsull, ai u tregua i aftë të punonte në makinerinë politike romake dhe iu ofrua pozita gjenerali të përgjithshëm për pushtimin e Galisë. Nga 58 pr.K në 52 pr.K, Çezari e nënshtroi Galinë.

Në këtë proces, ai fitoi një prestigj të madh dhe bëri armiq politikë në Romë. Ai u njoftua se duhej të braktiste ushtrinë e tij dhe të kthehet në  Romë si një qytetar privat, ku mbi të do të ngriheshin akuza për krime lufte.  Çezari besonte se nëse ai do të zhvishej nga pushtetit i tij, perandoria do të fragmentohej, duke shkatërruar ëndrrën e një bote të bashkuar romake.

Çezari zgjodhi të kalonte lumin. Ai do të përballej me një ushtri veterane shumë më të madhe se ajo e tij, e udhëhequr nga ish-aleati i tij, Gneus Pompei. Ndëkohë që Çezari avanconte, Pompei,  lideri i Romës, ia mabathi duke marrë me vete shumë prej tyre senatit.

Çezari e ndoqi Pompein nëpër detin Adriatik dhe shkatërroi ushtrinë e senatit në 48 pr.K Ai tani ishte mjeshtër i botës romake.

Shumë shpejt, Çezari anuloi interesin për të gjithë borxhet dhe nisi një fushatë masive për programin e ndërtimeve publike. Ai pastaj krijoi një sistem të administratës në provinca që t[i qëndronin besnik atij dhe transformoi perandorinë në një komunelth të vërtetë kombesh. Së fundi, ai planifikoi një fushatë për të pushtuar Perandorinë Persiane.

Natyrisht, një njeri i madh si Çezari ushqeu armiq të mëdhenj. Dy senatorët, Marcus Junius Brutus dhe Gaius Kassius Longinus, krijuan një komplot për të vrarë njeriun që kishte sjellë paqen në Romë.

Më 15 mars, 44 pr. K, ata e therën, duke vrarë si Çezarin ashtu edhe idenë e republikës. Pas shumë vitesh luftë të hidhur civile, djali i adoptuar i Qezarit, i njohur për historinë si August, do të bëhej mjeshtër absolut i botës romake. Ideja e qeverisë demokratike u rrëzua, dhe monarkia u bë koncepti dominant politik.

Megjithatë, bota u transformua nga uniteti i krijuar nga Perandoria Romake. Rendi i ri i ngritur nga Çezari dhe i konfirmuar nga djali i tij do të sillte paqe dhe prosperitet për 400 vjet në Evropë. Që nga rënia e saj, Evropa nuk rreshti së kthyeri kokën mbrapa.

Liderët evropianë janë përpjekur të ri-krijojnë atë unitet, Karli i Madh u përpoq ta imitonte këtë perandori në vitet 800, Napoleoni e mbushi Evropën me luftra në përpjekje për të rikonstruktuar Perandorinë Romake, dhe në të vërtetë, ende Evropa po përpiqet akoma me Bashkimin Evropian që ta arrijë atë unitet.

Po të mos kishte kapërcyer Çezari në Rubikon atëherë, qytetërimi perëndimor do të kishte marrë krejt një kthesë tjetër.