MENU
klinika

Flet mjeku shqiptar në Austri

Kur vjen rreziku më i madh nga COVID-19 në Kosovë?

05.05.2020 - 07:32

Mjeku shqiptar në Graz të Austrisë, Lekë Abdyli pohon se masat që mori ky shtet në përballjen me koronavirusin pati pasoja në ekonomi por shpëtoi shumë jetë njerëzish.

Abdyli në RTV Dukagjini ka thënë se ka pasur edhe viktima shqiptare në Austri por ende nuk ka një informacion të saktë.

“Pacientët vijnë në gjendje të qëndrueshme, por në moment përkeqësohet gjendja dhe përfundojnë me fatalitet”.

Abdyli ka përshëndetur menaxhimin e deritanishëm të situatës me COVID-19 në Kosovë por sipas tij rreziku më i madh është tash në periudhën e rihapjes.

“Tashme njerëzit vërshojnë nëpër rrugë. Nëse nuk ka kujdes ka rrezik të madh. Mbajtje e distancës është shumë e rekomanduar”, tha ndër të tjera mjeku lekë Abdyli.