MENU
klinika

"Le ta marrin edhe presidentin!"

Kurti: Në zgjedhje le të bëhen të gjithë bashkë kundër meje

17.05.2020 - 10:29

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një nga emisionet kosovare, ka thënë për të gjithë rivalët e tij në politikë që lë te bëhen bashkë në zgjedhjet e ardhshme.

“Unë nuk kam asgjë me ta (të gjithë liderët), Krejt le të bëhen bashkë, edhe presidentin le ta marrin me vete në zgjedhjet e ardhshme”, është shprehur Kurti.

Tutje, Kurti thotë se Thaçi është nostalgjik për kohën e tij si kryeministër dhe dëshiron më shumë kompetenca se ato që ia lejon Kushtetuta.

“Presidenti është figurë pasive, instancë ceremoniale, noter i shtetit”, thotë Kurti.

“Gjykata Kushtetuese nuk mund të mbështesë presidentin në orvatjen e tij që të jetë më shumë se president pa e anuluar vetevetën në kuptimin e mandatit që ka dhe praktikave të deritanishme”, shpjegon ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deputeti i Vetëvendosjes akuzon

‘Thaçi po ia shet Kosovën Serbisë’

Përmbledhja ditore e rajonit

‘Thaçi nuk e ka përkrahjen e popullit’