MENU
klinika

Bundesliga, java 28

Leipzig humb shansin për të arritur vendin e dytë

27.05.2020 - 19:32

Pas humbjes së Dortmund, u mendua se Leipzig mund të arrinte vendin e dytë, por gjermanolindorët nuk arritën të shkojnë më shumë se barazim 2-2 përballë Hertha Berlin. Dy ekipet kanë frenuar njëri-tjetrin në objektivat e tyre.

Ndeshja nisi keq për vendasit, kur Grujic shënoi që në minutën e 9-të për Hertha Berlin. Megjithatë, Leipzig barazon shifrat në minutën e 24-t me Klostermann. Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1.

Gjërat vështirësohen për ekipin e Nagelsmann, kur Halstenberg merr kartonin e dytë të verdhë dhe lë të tijtë me 10 lojtarë. Por kjo u dha më shumë zemër vendasve, teksa në 68’ kalojnë në avantazh me anë të Schick. Për berlinezët në fushë futet edhe Piatek.

Është pikërisht sulmuesi polak që barazon me penallti në minutën e 82-të. Minutat e fundit janë të luftuara dhe me plot raste, por dy ekipet marrin nga një pikë. Leipzig, më shumë se për kreun, tani duhet të mendojë për skuadrat që vijnë nga poshtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN