MENU
klinika

Burg për bashkëpunëtorin e tij

Lezhë: Vrasja e rapsodit dhe mikut të tij

19.05.2020 - 09:25

Gjykata e Lezhes ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për Agron Lushin të arrestuar më 15 maj si bashkëpunëtor në vrasjen e rapsodit Kol Murrani dhe mikut te tij Preng Simoni, ngjarje e ndodhur më 27 prill në Lalm Lukaj te Lezhës.

Sipas burimeve në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura i akuzuari e ka mohur përfshirjen e tij në këtë krim.

35-vjeçari u akuzua për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Arrestohet autori i dyshuar

Për ngjarjen më parë u arrerstua edhe Aleksander Përdodaj , 40 vjeç, banues në Lalm, Lezhë, person me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit u prangos nga uniformat blu si autori i dyshuar kryesor për ekzekutimin e shtetasve Prenge Simoni dhe Kol Murrani. Përdoda njihej edhe kultivues i lëndëve narkotike dhe kishte patur probleme pronësie edhe me banorë të tjerë të fshatit. Ndërsa është shpallur në kërkim edhe vëllai i tij E.Përdoda.

Krimi për shkak të konflikteve të vjetra

kolana e librave

Dyshohet se krimi i rëndë ka ndodhur për shkak të konflikteve të vjetra mes palëve, ndërsa objektiv i sulmit ka qenë Kol Murrani. Ata janë qëlluar me breshëri automatiku nga largësia, ndërsa më pas autori është afruar dhe i ka qëlluar sërish edhe nga afër. Simoni e Murrani kishin shkuar në fshatin ku kishin shtëpitë e të parëve ndërsa djali i njërit prej tyre i shqetësuar nga fakti se babai nuk përgjigjej në telefon, ka shkuar ti kërkonte dhe ka gjetur trupat e pa jetë duke njoftuar menjëherë njoftuar policinë.

Si ndodhi vrasja

Rreth orës 16.00 të datës 27 prill policia njoftoi se në fshatit Lalm i Vjetër një zonë të thellë malore janë gjetur të pa jetë Preng Simoni dhe Kolë Murrani, të dy rreth moshës 60 vjeç.

Ata kishin shkuar në fshatin ku kishin shtëpitë e të parëve ndërsa djali i njërit prej tyre i shqetësuar nga fakti se babai nuk përgjigjej në telefon, ka shkuar ti kërkonte dhe ka gjetur trupat e pa jetë duke njoftuar menjëherë njoftuar policinë.

Njëri prej viktimave, Kolë Murrani njihej si rapsod që interpretonte muzikë popullore në aktivitete të ndryshme në zonë.