MENU
klinika

Deklaratat kontradiktore të diplomatit kinez

Lufta e Ftohtë SHBA-Kinë është shumë afër!

24.05.2020 - 14:44

“Kina dhe Shtetet e Bashkuara janë vetëm një hap larg një Lufte të re të Ftohtë”.

Kështu deklaroi ministri i jashtëm kinez, Wang Yi duke shpjeguar se të dy vendet nuk duhet të kenë konflikte dhe duhet të bashkëpunojnë përmes respektit reciprok. “Në të njëjtën kohë”, shtoi ai, “Shtetet e Bashkuara duhet të heqin dorë nga përpjekjet për të ndryshuar Kinën dhe të respektojnë dëshirën e saj për t’u zhvilluar”.

Përshkallëzimi i tensioneve mes dy vendeve është shkaktuar nga emergjenca e koronavirusit, por marrëdhëniet ishin të tendosura prej muajsh.

Problemet janë bërë të vështira për tu kapërcyer pas betejës së taksave. Më 14 maj, presidenti amerikan, Donald Trump, kishte hedhur hipotezën e ndërprerjes së plotë të marrëdhënieve me Kinën, duke pretenduar se kishte një raport shumë të mirë me liderin kinez, Shi Jonping, por për momentin, nuk kishte dëshirë të thoshte më shumë.

29c6f366 9c68 4458 A17b Bf34a10d5d54 W1023 R1 S

Në një intervistë për FOX, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se ishte shumë i zhgënjyer nga Pekini zyrtar për çështjen e pandemisë, për të cilën tha se mund ta kishte parandaluar. “Kishin mundësitë ta ndalonin”, tha presidenti Trump.

kolana e librave

Por ajo që ndezi akoma më shumë tensionet ishin akuzat amerikane për hakerim drejtuar piratëve informatikë kinezë që sipas tij po tentojnë të grabisin pronësinë intelektuale amerikane për sa i takon trajtimeve dhe vaksinës kundër Covid 19.

Kina i ka refuzuar akuzuat dhe tani, zyrtarët kinezë flasin madje për Luftë të Ftohtë.

Nga ana tjetër deklarata duket disi kontradiktore pasi kryediplomati kinez Wang Yi deklaroi dje se Kina dhe SHBA-ja duhet ta luftojnë së bashku koronavirusin dhe duhet të lënë mënjanë akuzat respektive.

Ministri i Jashtëm Wang, i bëri këto deklarata gjatë një konference për media, ku shprehu keqardhje për numrin e madh të rasteve me koronavirus në SHBA, shteti që ka regjistruar mbi 1,6 milion raste me koronavirus dhe mbi 96 mijë të vdekur. “Fatkeqësisht, krahas koronavirusit, një virus politik po ashtu është duke u përhapur në Shtetet e Bashkuara. Ky virus politik po përdorë çdo mundësi që të sulmojë Kinën”, tha Wang.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN