MENU
klinika

Ja pse e hoqën hidrokloriksinën nga trajtimi i Covid-19!

Lufta kundër koronavirusit, mjeku francez trondit mbarë opinionin me deklaratën e tij

27.05.2020 - 10:35

Didier Raul është një mjek francez dhe mikrobiolog, i cili man titullin e doktorit të shkencave dhe është i specializuar në sëmundjet infektive. Raul gjithashtu ligjëron rreth sëmundjeve infektive në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Marsejës.

Dy ditë më parë ai ka reaguar në lidhje me pezullimin e mbështetjes së studimit të përdorimit të hidroklorikinës dhe azitromicinës tek të sëmuret me Covid 19.

Në një material të gjatë shpjegues, Dr.Raul tregon se gjatë këtyre dy muajve e gjysmë ka shëruar mijëra të prekur nga Covid në institutin e drejtuar prej tij në Marsejë, ku një pjesë e madhe e pacientëve siç tregon ai janë mjekuar nga hidrokloriksinë.

Por, pse po hiqet ky ilaç? Mjeku, i cilësuar shpesh si kontravers, jep një arsye madhore të lidhur vetëm me çmimin e lirë dhe me paaftësinë e menaxhimit të kësaj pandemia në këto kohë ku jetët tona më shumë se nga njerëzit kontrollohen nga teknologjia e informacionit dhe të dhënat që vijnë prej saj.

Më poshtë mund të ndiqni qëndrimet e tij: