MENU
klinika

E pranishme vetëm politika në Lushnje

Koronavirusi ‘pengon’ familjarët të përkujtojnë dëshmorët

05.05.2020 - 10:06

Pa grumbullim masiv, në varrezat e dëshmorëve të rrethit të Lushnje edhe pse në kohë të vështira nga pandemia, janë kujtuar të rënët në luftë.

Dita e 5 majit ashtu si asnjëherë tjetër është kujtuar vetëm nga një numër i vogël drejtuesish të pushtetit vendos dhe drejtues të organizatave të veteranëve.

Kreu i bashkisë, Fatos Tushe dhe deputetet Tatjana Piro dhe Bujar Çela, të shoqëruar dhe nga drejtues të lartë të administratës publike kanë kryer homazhe me rastin e 5 majit në varrezat e dëshmorëve.

Për shkak të pandemisë nuk kishte as familjarë dhe as spektatorë që normalisht në këtë ditë përkujtojnë të rënët për liri.