MENU
klinika

Covid-19

M. e Veriut, vendoset sërish gjendja e jashtëzakonshme

31.05.2020 - 10:44

Numri i rritur i të infektuarve dhe të vdekurve nga koronavirusi është shkaku kryesor për gjendjen e jashtëzakonshme, që shpalli presidenti i vendit, Stevo Pendarovski.

”Ky vendim është marrë ekskluzivisht për të mundësuar që qeveria dhe institucionet e tjera kompetente të përballen më me efektivitet me shëndetin dhe efektet ekonomike dhe sociale të pandemisë dhe nuk lidhet me datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare”, deklaroi Pendarovski.

”Ne me siguri do ta fitojmë betejën me COVID-19, por nuk duhet të qetësohemi. Ne të gjithë duhet të qëndrojmë të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm deri në fund dhe të kujdesemi për veten tonë dhe shëndetin e të dashurve tanë”, theksoi ai.

Ndërkohë, sipas kryeministrit Oliver Spasovski 14 ditë të tjera të zgjatjes e gjendjes së jashtëzakonshme kanë për qëllim zbatimin e të gjitha masave për t’u përballur me krizën shëndetësore dhe pasojat ekonomike si dhe kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve për një parlament funksional dhe një qeveri të re politike.

Në Maqedoninë e Veriut ka deri tani 2 164 të prekur dhe 131 të vdekur nga koronavirusi.