MENU
klinika

Nga Bloomberg

Macron do të përfundojë si Robinson Kruzo…

10.05.2020 - 16:00

Për një njeri që kishte aspiruar të sundonte si një perëndi romake, pandemia vetëm prish punë.

Koronavirusi e ka lënë vizionin e Emmanuel Macron për një rend botëror shumëpalësh dhe udhëheqjen e tij me pikëpyetje. Vetëm katër muaj më parë, Macron u zotua për planet e tij për të ulur taksat dhe për të vendosur Francën në zemrën e një Bashkimi Evropian “të ringjallur”.

Koronavirusi i ka dhënë fund këtij vizioni. Ekonomia e dytë më e madhe e BE-së regjistroi rastin e parë të Covid-19 në janar, por për javë me radhë qeveria këmbënguli se vendosja e një maske ishte e padobishme për publikun. Macron nuk mori masa deri në mars, kur Italia dhe Spanja kishin mbyllur tashmë shumicën e bizneseve. Ndëra tani qeveria e kërkon domosdoshmërisht kët%.

Numri i të vdekurve në Francë i kaloi 25 mijë, dhe qasja e Macron është totalisht në konstrast me qasjen e matur, metodike të Angela Merkel në vendin fqinj në Gjermani.

Macron dukej se e eklipsonte kancelaren gjermane kur ai erdhi në skenë në vitin 2017. Por tani gjithçka është ndryshe.

Siç tha Macron në një nga disa deklarata televizive në prill, “është momenti të fillojmë përsëri nga e para”.

Vetë Macron ka pranuar se administrata e tij ishte e papërgatitur. “A ishim të përgatitur për këtë krizë? Natyrisht jo , “tha ai muajin e kaluar. Për Philippe Maniere, presidenti i konsulencës për menaxhimin e krizave Vae Solis, Macron po bën një llogaritje politike. “Ai duhet të ndryshojë drejtimin” tha ai.

Edhe para krizës kishte shenja se Macron mund të duhet të ndryshonte drejtim. Macron nuk mund ta bindte Trump që t’i përmbahej Marrëveshjes së Klimës në Paris, nuk arriti të mbante SHBA në marrëveshjen bërthamore të Iranit ose të ndalonte atë të sulmonte edhe Organizatën Botërore të Tregtisë.

Në shtëpi, problemet u shtuan nga protestat e Jelekverdhëve, të zemëruar për rritjen e çmimit të karburantit. Megjithatë pakënaqsia nisi në vitin 2018, kur ai i foli kombit për pabarazinë nga një tryezë ari.

E gjithë kjo do të  thotë se probleme kishte edhe para pandemisë. Por pas saj besueshmëria e tij me partnerët e BE u dobësua më tej dhe thirrjet për lëshimin e përbashkët të obligacioneve në zonën euro për të financuar rimëkëmbjen ekonomike u zhdukën lehtësisht.

Ndoshta pritjet ishin shumë të mëdha kur ai erdhi në pushtet, pas fitores tronditëse të zgjedhjeve të Trump dhe referendumit të Brexit.

Por përshtypja midis disa zyrtarëve evropian tani është, “kush është ai që të na thotë çfarë të bëjmë”? Si shumica e udhëheqësve botërorë, Macron fillimisht nuk arriti të kuptojë rreziqet e Covid-19.

E vërteta është se Macron po krijon një identitet të ri. Ngjashmëria me Jupiterin që ai kishte parashikuar para zgjedhjeve të tij tani është thjesht një kujtim i sikletshëm.

Në mars, ai e portretizoi veten si një president i kohës së luftës, duke e çuar Francën në betejë kundër virusit. Këtë muaj ai tha që ishte një tigër. Në një fjalim tjetër ai evokoi frymën e revolucionit francez.

Zgjedhjet presidenciale janë në vitin 2022. Dhe tani ka një pyetje: Ku është Macron tani? Burimi i tij i fundit i frymëzimit është Robinson Crusoe, arratisja e famshme nga letërsia e shekullit të 18-të.

Përkthyer dhe përshtatur nga Bloomberg/ Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Edhe Franca hedh dyshime për shifrat e Kinës

“Është naive të mendosh se e ka luftuar më mirë COVID-19”


Pse lëvizja mund të rrisë tensionet mes dy vendeve

SHBA zhvendos sistemin raketor Typhon pranë Kinës

Gratë snajperiste poshtëruan iranianët

Kush fshihet pas Kupolës së Hekurt?

Pse “dragoi” ka në dorë rrjedhën e luftës?

Rusia mund të tërhiqet nga Ukraina, falë Kinës

Teherani kërcënon me një armë të re

Hakmarrja e Izraelit ndaj Iranit nuk do të vonojë

Franca dhe Gjermania dalin jashtë loje

Veriu i Evropës merr në dorë “frenat” e NATO-s