13.05.2020 - 15:31
INGREDIENTËT
- 450 gr makarona
- 3 lugë gjelle qumësht
- 1 filxhan djathë parmixhano
- ½ filxhan djathë cedar
- 3 lugë gjelle miell
- ¼ lugë gjelle pluhur hudhre
- ¼ lugë gjelle kripë
- 3 karrota
UDHËZIMET
- Gatuani makaronat sipas instruksioneve në paketim.
- Ndërkohë vendosni karrotat në një tigan mesatar me 1 filxhan ujë.
- Lërini të vlojnë në temperaturë të lartë.
- Mbulojini, ulni temperaturën dhe lërini të ziejnë derisa të zbuten, për rreth 5 minuta.
- Ndërsa karotat ziejnë, në një enë futni miellin dhe përzijini mirë sa masa të bëhet homogjene.
- Vendosni karrotat dhe lëngun e tyre në një blender deri sa të bëhen pure.
- Merrni karrotat me garuzhdë dhe i hidhni në tigan ku i shtoni përzierjen e miellit dhe 1 filxhan qumësht tjetër.
- Lërini derisa të lëshojnë flluska në temperaturë mbi mesataren, duke i trazuar vazhdimisht.
- Menjëherë sa të lëshojnë flluska hiqini nga nxehtësia dhe i përzjeni me djathë parmixhano, djathë çedar, pluhur hudhre dhe kripë.
- Përzjeni salcën me makaronat e gatuara dhe të thara.