MENU
klinika

Rruga Elbasan-Tiranë

Makina përfshihet nga flakët në ecje e sipër

10.05.2020 - 10:24

Një makinë në ecje e sipër është përfshirë nga flakët ditën e sotme në në aksin rrugor Elbasan-Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gracen, në automjetin tip “Pezho”, me drejtues shtetasin K.B., i cili ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij.

“Në vendngjarje shkoi menjëherë grupi hetimor dhe zjarrfikësja, dhe nga veprimet e para hetimore rezulton se zjarri ishte aksidental si pasojë e një shkëndijë elektrike” – njofton policia.

Drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar asnjë lëndim dhe nuk ka asnjë pretendim në lidhje me shkakun e rënies së zjarrit në automjet.

Automjeti ishte i pajisur me të gjithë dokumentacion përkatës për të qarkulluar.