MENU
klinika

Vendimi zyrtar

Manastirliu jep lajmin e mirë për futbollin shqiptar

29.05.2020 - 14:35

Më në fund, ashtu siç pritej në fakt, ka ardhur edhe zyrtarizimi për rifillimin e kampionateve sportive dhe futbollit në Shqipëri pas ndërprerjes si pasojë e koronavirusit. Ka qenë Ministrja e Shëndetësisë ajo e cila iu ka hapur rrugë aktiviteteve sportive pa praninë e spektatorëve nga data një qershor.

Në këtë formë, klubet e Superiores do të zbresin në fushë prej datës tre qershor, ashtu siç ishte parashikuar në kalendarin e miratuar pas mbledhjes me kreun e Federatës, Armand Duka.

“Do të lejohen nga data 1 Qershor kampionatet sportive, pa praninë e publikut. Do të hapen parqet, qendrat e formimit arsimor, kulturor, qendrat e internetit sipas protokolleve të sigurisë, si dhe palestrat sipas protokolleve të miratuara”, – u shpreh ndër të tjera Ministrja Manastirliu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN