MENU
klinika

COVID-19

Manastirliu tregon sa milionë euro ka shkuar fatura financiare

27.05.2020 - 21:31

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka thënë se deri tani fatura e luftës kundër koronavirusit, ka marrë plot 25 milionë euro nga buxheti i shtetit.

E ftuar në emisionin ‘Real story’, Manastirliu tha se “kjo shifër është në përditësim pasi po bëhen investime dhe shtesa si dhe do të ketë edhe një rishikim buxheti sërish”.

“Aktualisht rezultatet apo faturat financiare, shtesa dhe buxheti i 2.5 miliardë lekë apo 25 milionë euro. Është në përditësim e sipër, pra në plotësim sa i përket investimeve furnizimeve, por do vijojmë dhe me mbështetjen e BE si dhe me partnerët që bashkohen për të vijuar dhe luftuar koronavirusin. Ditët në vijim do të ketë dhe një rishikim të buxhetit. Duhet të kuptojmë diçka që vaksina do të zbulohet, ka një politikë ndërkombëtare sa i përket vaksinimeve. Qeveria shqiptare do jetë e angazhuar për të mbështetur vaksinën dhe patjetër do jetë në programin e vaksinimit.”- tha Manastirliu.