MENU
klinika

Maturantët rikthehen në bankat e shkollës

Maska, doreza dhe sinjalistët në çdo hap që hedhin!

18.05.2020 - 09:06

Maturantët nën rregulla strikte higjieno-sanitare i janë rikthyer bankave të shkollës pas rreth 3 muajsh mësim online nga shtëpi. Shkollat janë të përgatitura me sinjalistikën e duhur, dezinfektues, postera informuese dhe garantimin e distancës së tavolinave. Për 3 javë maturantët do të rikthehen në shkolla për t’u përgatitur për provimet e maturës.

Me rregullat e reja, nuk do të lejohen më shumë se 10-12 veta në klasë dhe se mbajtja e maskave do të jetë e detyrueshme. Gjithashtu mësimi do të zgjasë për 4 orë, nuk do të ketë pushim të madh dhe nuk do të lejohet dalja e maturantëve jashtë ambienteve të shkollës deri në përfundim të mësimit.

Në korridoret e shkollave përveç sinjalistikës me shigjeta e pika të verdha do të ketë dhe mësues që të sigurojnë që të respektohet distancomi social mes maturantëve.

Berat – Me maska dhe doreza, maturantët zhvillojnë orë të plota mësimi

Ndryshe nga disa shkolla të tjera, në Berat orët mësimore për maturantët do të zhvillohen të plota.
Nxënësit janë pajisur me maska dhe doreza, ndërsa drejtuesit e shkollave kanë marrë masa për dezifentkimin e duarve me alkool. Edhe këtu, të gjithë maturantëve do tu matet temperatura, ndërsa do të ruhet edhe distancimi social.

Shkodër – Në rresht për një, maturantët rikthehen në shkolla

Edhe në gjimnazet e Shkodrës maturantët i rikthehen shkollës në masa të rrepta higjineo-sanitare. nxënësit t rreshtuar për një në pazë të pullave të vendosura në oborrin e shkollës, të pajisur me maska në mënyrë të detyrueshme futen nga një brenda ambienteve. Në hyrje u matet edhe temperatura, ndërsa brenda ambienteve janë përcaktuar përmes shigjetave se si duhet të ecin në mënyrë që të mos përballen me fytyrë me njëri-tjetrin.

Lushnje – Maturantëve u jepen maska dhe doreza falas: Nuk ka më virus!

Në qytetin e Lushnjes kanë hapur dyert 18 shkolla për të pritur maturantët, të cilët rikthehen pas 3 muajsh ndërprerje të procesit mësimor. Edhe në këto shkolla maturantët do ti nënshtrohen rregullave strikt për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Në hyrje të çdo shkolle janë vendosur vende për dezifenktimin e këpucëve dhe dy infermiere që kontrollojnë shëndetin e maturanteve. Gjithashtu per maturantet që nuk kishin maska dhe doreza u jepeshin falas nga shkolla. Nëpër klasa respektohet protokolli dhe largësitë e përcaktuara nga 7 deri ne 10 maturante në çdo klasë.

Nxënësit thonë se janë marrë masat e duhura, ndërsa disa prej tyre mendojnë se tani virusi ka ikur.
“Nuk mendoj se ka virus më”
“Frika është, por do ta kalojmë”
“Na janë krijuar kushtet dhe besoj se do t’ia dalim”

Fier – Nga një nxënës në çdo bankë, maturantët i rikthehen shkollave, i matet edhe temperatura

Në qytetin e Fierit janë rreth 1412 maturantë që do të rifillojnë mësimin për ta vazhduar deri në 5 qershor.
Mësohet se në shkollat e mëdhaja ku do të ketë mbi 150 nxënës hyrja do të bëhet me fasha të caktuara, për të ruajtur distancimin social.

Po ashtu çdo institucion arsimor do të ketë shërbim mjekësor, ku përpara hyrjes në shkollë nxënësve do tu matet temperatura. Gjithashtu ata do t’i nënshtrohen dezinfektimit, ndërsa përdorimi i maskave dhe dorezave do të jetë i detyrueshëm.
Nëpër shkolla janë vendosur sinjalistika orientuese, gjithashtu në çdo bankë do të qëndrojë vetëm një nxënës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier

E pëson keq administratori i biznesit

Shpërthimet në gurore dëmtojnë banesat në Pashall

Prezantohet Bardhi në Fier, Kaso në Korçë

Drejtuesit politikë të PD në terren!

“Nuk e dija gjë që vajza ishte shtatzënë!”

E mitura lind foshnjën dhe e braktis në maternitet