MENU
klinika

Një lajm shpresdhënës nga rusët

“Mbi 30°C, koronavirusi ndalon së infektuari, për punë ditësh do zhduket”

09.05.2020 - 09:43

Ditët e nxehta të verës mund të shpëtojnë njerëzimin përfundimisht nga Covid-19 pasi virusi bëhet pothuajse jo infektiv në temperaturat e ajrit mbi 30 gradë Celsius, sipas Mbikëqyrësi rus të Shëndetit.

“Koronavirusit të ri SARS-CoV-2 nuk i pëlqen nxehtësia dhe humbet aktivitetin e tij infektiv pothuajse tërësisht në temperatura mbi plus 30 Celsius,” tha Rospotrebnadzor.

Institucioni në fjalë po i përgjigjej pyetjeve në një faqe interneti qeveritare kushtuar betejës së Rusisë kundër pandemisë.

Drita e drejtpërdrejtë e diellit dhe lagështia e ulët janë gjithashtu ndër faktorët që e bëjnë sëmundjen më të dobët, ndërsa plus 70 gradë Celsius është temperatura në të cilën koronavirusi çaktivizohet plotësisht, shtuan ata.