MENU
klinika

Rama për spanjollët: BE, alternativa e vetme!

“Me njërën dorë e sy vizatoj, me dorën e syrin tjetër kujdesem për punën e kryeministrit”

16.05.2020 - 12:52

Takimi me kryeministrin Edi Rama është në orën 14:00. I përpiktë, kryeministri socialist shqiptar vendos të zhvillojë me ne një video-telefonatë nga zyra e tij në Tiranë, gati dy muaj pas një njoftimi të shumëpritur që erdhi në mes të krizës së koronavirusit. Ishte drita jeshile e 27 vendeve anëtare të BE-së për fillimin e negociatave të anëtarësimit të vendit të tij dhe MV në union, shkruan Irene Savio për gazetën spanjolle “El Periodico”.

Në mes të një paradoksi të tillë, Rama, një artist i afirmuar dhe me ekspozita në galeri të njohura në Nju Jork dhe Paris, i cili u bë kryeministër në vitin 2013 dhe u rikonfirmua në 2017, nuk duket as i emocionuar dhe as i zhgënjyer. Ai buzëqesh pak, i pavëmendshëm edhe në ekstravagancën e tij, vizatimet me ngjyra të ndezura që shfaqen mbi letrat e lëna shkujdesshëm mbi tryezë. Në mars, kur u shfaq kriza e koronavirusit, ai u ankua për qëndrimin egoist të shumë vendeve europiane.

A mendoni se kjo është një luftë midis vendeve të pasura dhe atyre të varfëra?

Ajo që ndodhi në fillim ishte një shembull i qartë i shkallës në të cilën Europa është e copëtuar dhe i mungesës së aftësisë për të vepruar së bashku përballë sfidave të shumta të përbashkëta. Kjo krizë ende mund të përkeqësohet dhe ne ende nuk kemi arritur një mirëkuptim të përbashkët. Shpresoj se kjo është arsyeja e mjaftueshme që ne të fillojmë të mendojmë ndryshe. Mund të flasim për vende të pasura dhe të varfëra, por ka të bëjë më shumë me kuptimin e rëndësisë së të vepruarit së bashku. Në Europë ka shtete më të pasura se të tjerat, por edhe këto janë shumë të vogla në tryezën globale.

A do të forcohet apo do të shembet projekti europian pas COVID-19?
Unë mendoj se ky projekt nuk do të shembet kurrë sepse është një projekt i jashtëzakonshëm dhe alternativa e vetme. Problemi nuk është vetë projekti, por përkundrazi, fakti që ai është i papërfunduar.

A jeni euroskeptik?
Jo, nuk jam, por unë e kritikoj unionin për gjendjen ku është tani.

A keni frikë se kjo krizë do të përfundojë në ndryshimin e anëtarësimit?
Marrja e anëtarësimit nuk do të jetë pjesë e diskutimit në të ardhmen e afërt. Do të duhen shumë vite për të arritur atje. Një çështje më vete është se kjo krizë lë shumë pikëpyetje, siç është fakti se shumë vende të pasura kanë reaguar më keq sesa ato më të varfrat.

A keni një shpjegim për këtë?
Ne ishim ndër të parët që dekretuam kufizimet në masë, ishim të vetëdijshëm për dobësitë tona dhe nuk besonim se nuk do të ndodhte edhe me ne.

Qeveria Rama ka ka vendosur masa shumë të ashpra, përfshirë ndryshimin e Kodit Penal për të ndëshkuar ata që evitonin karantinën. A nuk ishte e tepërt kjo?

Kjo nuk është e vërtetë. Ne ishim një nga vendet e pakta pa legjislacion në kohë pandemie. Kështu që kemi futur dy paragrafë të rinj në kodin tonë. Asgjë e jashtëzakonshme. Dhe tani jemi në një situatë mjaft të mirë: nuk kemi askënd që ka nevojë për intubim, janë të zënë më pak se 30% të shtretërve spitalorë dhe numri i të vdekurve është shumë i ulët.
Presidenti shqiptar vazhdoi të thotë se vendi mund të bëhet një Kore e re e Veriut.
Ne jemi një demokraci e re, adoleshente dhe kemi një mënyrë shumë të pasionuar, ndonjëherë ekstreme, bardhë e zi, mënyra urrejtjeje ose dashurie për të diskutuar. Ne jemi akoma në procesin e maturimit, sepse me shekuj nuk kemi pasur as institucione demokratike dhe as rregulla. Thënë kjo, nëse do të ishim vërtet Koreja e Veriut, ne nuk do të ishim duke folur bashkë. Ne ishim Koreja e Veriut gjatë epokës së komunizmit dhe askush nuk e dëshiron më atë. Ju keni të drejtë ky nuk është rasti im: unë po ju marr në intervistë.

Por, “Reporterët pa Kufij” ju akuzuan se po kërkoni të kontrolloni median në vendin tuaj.

Unë nuk kam një marrëdhënie të keqe me median; ata e kanë me mua: jo gjithmonë ata pëlqejnë atë që unë të them dhe atë që unë mendoj, kur ata thonë atë që duan. E kuptoj që mosmarrëveshja është për shkak të një projektligji të propozuar.

Unë kam kërkuar që të kemi rregulla për median online, ashtu siç ka për ato tradicionale. Asgjë tjetër. Ne jetojmë në një kohë të vështirë në të cilën shumë njerëz, në emër të lirisë së shprehjes, bëjnë shumë dëm me akuza të pabazuara në fakte.

Çfarë do të ndodhë me këtë projektligj?

Nuk e kemi akoma. Ne kemi dërguar draftin në Komisionin e Venecias pikërisht sepse ka pasur një polemikë të madhe dhe sepse, ju e dini, kur dëgjoni për Shqipërinë në Spanjë, ju keni prirjen të mendoni për më të keqen. Por, propozimi ynë është shumë më pak i ashpër sesa ai që kanë në Francë ose Gjermani, dhe më në fund, versioni përfundimtar edhe mund të ndryshojë. Por, kjo është jeta. Të fuqishmit dhe të pasurit gjejnë gjithmonë një mënyrë. Të varfrit dhe të rinjtë duhet t’u binden rregullave, dhe madje edhe kur binden, me ta lindin probleme.

Çfarë do të thotë?

Do të thotë që ky legjislacion është shumë më pak i ashpër se ai gjerman, dhe që nëse do të kishim miratuar një ligj si të tyret, gjermanët do të na kishin futur në karantinë.

Pra, a është më mirë që t’i përkasim BE-së, që të jemi pjesë e një diçkaje më të madhe?
Kjo varet. Nëse jeni Zvicër, më mirë të mos jeni pjesë e kësaj. Por, nëse jeni Shqipëri, nuk keni mundësi të tjera.

Shumë shqiptarë migrojnë. Jeni i shqetësuar?

Nuk njoh asnjë vend në Europë, me pak përjashtime, që nuk e përjeton këtë fenomen. Ndodh me Portugalinë, Italinë, Greqinë, Kroacinë, me të gjithë. Është normale. Nuk ka asgjë që mund të bëjmë, sepse të rinjtë që vijnë nga zonat më të largëta duan të kenë mundësi menjëherë. Unë nuk e shoh këtë si një tragjedi. Është një fenomen i kohës sonë. Shqipëria përmendet shpesh për mafian e saj.

A keni frikë se ata mund të përforcohen nga pandemia?

Mafia shqiptare nuk ekziston. Në Shqipëri ka grupe të organizuara kriminale, po, por nuk ka asnjë fuqi nga bota e nëndheshme që mund të veprojë, drejtpërdrejt ose jo. Ata nuk kontrollojnë asgjë. Për më tepër, këto janë periudha të vështira për ta, pasi kohët e fundit ne kemi kryer operacione të mëdha konfiskimesh. Këto banda veprojnë edhe jashtë kufijve të vendit të tyre. E vërtetë. Dhe pa burokraci. Ata janë pjesë e grupeve ndërkombëtare. Në fakt, “Unioni Evropian i Krimeve” është më i bashkuar, më i shpejtë dhe më i sofistikuar. Por, nuk e di nëse këto grupe do të jenë në gjendje të përfitojnë nga pandemia. Në Shqipëri ato janë shumë të dobëta.

Kurioziteti i fundit, ende po vizatoni?

Me njërën dorë dhe sy vizatoj, ndërsa me dorën dhe syrin tjetër kujdesem për punën e kryeministrit.