MENU
klinika

"Ekipet e kërkimit kanë konstatuar se…"

Minë në portin e Durrësit?! Reagojnë autoritetet portuale

19.05.2020 - 14:31

Një minë është gjetur në afërsi të Portit të Durrësit dhe shëtitores ‘Taulantia’.

Mediat bëjnë me dije se mina ka dalë në dritë gjatë punimeve që janë duke u kryer për thellimin e nje kanali. Mësohet se vendngjarja është rrethuar dhe kanë shkuar ekspertët.

Ne lidhje me kete ngjarje ka reaguar edhe autoritetit portual Durres. Ata kane sqaruar se ekipet e kërkimit kanë konstatuar, në afërsi të kanalit hyrës, praninë e metaleve të ndryshme, të cilat, për momentin nuk rezultojnë të jenë lëndë shpërthyese.

kolana e librave

“Sqarojmë opinionin publik dhe median se ditën e sotme, gjatë punimeve për thellimin e Kanalit Hyrës në Portin e Durrësit, janë konstatuar disa objekte metalike nën ujë. Pas sinjalizimit ka nisur operacioni i përbashkët rikonjicionit nga Polumbarët e qendrës së zhytjes së Forcës Detare dhe të Forcës së Sigurisë Portuale Durrës. 

Ekipet e kërkimit kanë konstatuar, në afërsi të kanalit hyrës, praninë e metaleve të ndryshme, të cilat, për momentin nuk rezultojnë të jenë lëndë shpërthyese. Autoriteti Portual Durrës dhe Forca Detare do të informojnë publikun dhe median për rezultatet e operacionit të kërkimit. Theksojmë se situata e paraqitur nuk përbën asnjë kërcënim për lundrimin detar në portin e Durrësit dhe operacionet e përpunimit të anijeve vijojnë normalisht”, thuhet ne njoftim.