MENU
klinika

FOTO/ Sëmundja e plasjes

Ministria e Bujqësisë nis vaksinimin e bagëtive

08.05.2020 - 09:07

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka nisur fushatën e vaksinimit të bagëtive në zonat që janë vlerësuar si vatra potenciale të shfaqjes së sëmundjes së plasjes. Vaksinimi do të kryhet në 44 fshatra që i përkasin qarqeve Elbasan, Berat, Dibër, Kukës, Gjirokastër dhe Vlorë.

Deri më tani ka përfunduar vaksinimi i bagëtive në qarkun Elbasan, ndërsa në qarqet e tjera është parashikuar të përfundojë në fund të muajit maj. Në total do të bëhen rreth 80 mijë vaksina në të gjithë vendin tek bagëtitë e imta, gjedhi, njëthundrakët dhe derrat.

Në qarkun Vlorë aktualisht janë vaksinuar rreth 21% e bagëtive. Pritet që deri në fund të muajit të vaksinohen rreth 12 mijë krerë thotë Adila Kojdheli, drejtori i Agjencisë së Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve.

kolana e librave

Vaksinimi kryhet falas nga Shërbimi Veterinar Shtetëror dhe po monitorohet nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nëpërmjet strukturës përkatëse. Fushata e vaksinimit është në përputhje me programin e kontrollit të plasjes në zonat që janë vlerësuar si vatra potenciale të shfaqjes së sëmundjes.

Në pranga 2 pronarët e hoteleve dhe 5 vajza!

Shkatërrohet një rrjet prostitucioni në Rrogozhinë!

Alarmi, çfarë po i rrit vdekjet te burrat nën 50-vjeç

Nga Berati në Shkodër, ja ‘qytetet me zemër më të dobët’

Infektohet pronari i një biznesi të vogël

Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Librazhd

Banda e grabitësve godet sërish

As pandemia nuk i ndal vjedhjet në Elbasan!

4 “të fortët” që iu kërkon deklarimin e pasurisë

OFL-ja zbarkon në Elbasan