MENU
klinika

Pse nuk ka shtim të rasteve në spital me COVID-19?

Mjekët: Virusit i ka rënë forca për të shkaktuar komplikacione vdekjeprurëse

25.05.2020 - 11:51

Në 24 orët e fundit raportohet vetëm një rasti i ri i shtruar në spitalin COVID 1 duke e çuar numrin e të shtruarve në 16. Mbrëmjen e djeshme kanë mbërritur në Infektiv 3 urgjenca mjekësore të dyshuara për infeksion viral të rrugëve respiratore por pas tamponit të kryer në spital 2 kanë rezultuar negativ dhe vetëm një rast pozitiv me COVID-19.

Të njëjtat burime sqarojnë se në reanimacion nuk asnjë person të intubuar dhe se 4 rastet në terapi intensive janë në gjendje të stabilizuara dhe se po trajtohen me oksigjeno terapi përmes maskës së oksigjenit. Ndërkohë në raportimin ditor ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se janë zbuluar 6 raste të reja me COVID por nuk thuhet se sa tampona janë analizuar.

kolana e librave

Në harkun kohor të dhjetë ditëve të fundit burimet zyrtare të task-forcës shëndetësore kanë sinjalizuar 106 raste pozitiv me SARS COV 2 por kjo shifër nuk është reflektuar në rritjen e shtrimeve në spital dhe as me shtimin e rasteve të rënduara që llogariten në 3 deri në 4 pikë përqindje të totalit të personave të infektuar.

Nisur nga ky fakt mjekë ekspert nga dy spitalet infektiv dhe ‘Shefqet Ndroqi’ thanë për ‘News 24’ se të paktën 20% e të prekurve me SARS COV 2 duhet të kishin kërkuar shërbimet spitalore bazuar në një mesatare të rajonit të rasteve të hospitalizuara. Por kjo nuk ka ndodhur aspak në Shqipëri ku nga data 15 maj e në vijim numri i të shtruarve me COVID-19 në vend të rritjes me disa fish ka pësuar rënie nga 19 në 16 të shtruar. Sipas mjekëve ky tregues ka vetëm një shpjegim se virusit i ka rënë forca për të shkaktuar komplikacione vdekjeprurëse.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Harta zgjerohet me Vlorën che Shkodrën

COVID-19/ Bilanci rritet me 104 të infektuar

Guid-shërbimi e Institutit të Shëndeti Publik

Dallimet mes Koronavirus/ COVID-19 dhe gripi sezonal

Pëllumb Pipero “habit” me deklaratën

“Do doja të kisha rënë në kontakt me COVID-19”