MENU
klinika

Bundesliga, java 29

Monchegladbach “kërcënon” rivalët për Champions

31.05.2020 - 16:29

Pas një humbje dhe një barazimi, Borussia Monchegladbach është rikthyer te fitorja, teksa ka mposhtur 4-1 ekipin e Union Berlin. Një sukses që e ngjit në vendin e tretë Gladbach, duke kërcënuar rivalët e tjetër për një vend në Champions.

Neuhaus shënoi golin e parë për vendasit në minutën e 19-të, ndërsa djali i legjendës franceze Thuram në 41’ realizoi golin e dytë, duke e mbyllur 2-0 në favor fraksionin e parë.

Me të nisur e dyta, më saktë në 50’, miqtë futen në lojë me golin e Anderson. Por 9 minuta më pas është sërish Thuram që shënon, duke cuar shifrat në 3-1. Në minutën e 81-të, Plea “vulos” fitoren për Monchegladbach.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dopietë e Lewa-s, kryeson në Europë

Goleadë, Bayern “prek” titullin e tetë radhazi