MENU
klinika

Fotoja që po ngjall dyshime

Mos vallë Genta Ismajli është shtatzënë për herë të parë?

22.05.2020 - 13:57

Dyshimet për një shtatzëni të mundshme Genta Ismajli i ka shtua akoma më shumë me foton e fundit që ka postuar në Instagram. Teksa shfaqet me një fustan të ngushtë ngjyrë të bardhë, sytë na shkuan tek barku i saj dhe për hir të së vërtetës duket i rrumbullakosur.

Gjithashtu të shumta kanë qenë edhe reagimet e ndjekësve, të cilët e vunë re këtë detaj dhe vërshuan me komente “shtatzënë”. Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja përflitet që është në pritje të ëmbël.

Në shkurt të këtij viti, u komentua për hërë të parë që Genta është shtatzënë, por këngëtarja ende nuk ka reaguar lidhur me këto lajme, ndërsa ne jemi gjithë sy e veshë për të reja nga çifti.

Në nëntor të vitit që lamë pas u bë publike lidhja e këngëtares shqiptare, Genta Ismajli me partnerin e saj turk, Usta. Së shpejti, Genta dhe partneri i saj turk do të kurorëzohen me martesë dhe nëpër intervista apo rrjete sociale këngëtarja shqiptare është shprehur se ka gjetur dashurinë e jetës.