MENU
klinika

Tashmë jo një spektator!

Mund të jetë më keqja ndër të gjitha vatrat e tjera të pandemisë

30.05.2020 - 16:40

Për muaj të tërë, Amerika Latine pa pjesën tjetër të botës të vuante ndërsa koronavirusi përhapej. Tashmë nuk është më një spektaktor.

“Kjo është epiqendra e re”, deklaroi Marcos Espinal, drejtori i sëmundjeve të transmetueshme në Organizatën Pan-Amerikane të Shëndetit.

Muaj pasi shpërtheu nga një provincë kineze, syri i kësaj stuhie tashmë është përqendruar mbi Amerikën Latine.

Ka rreth 920 mijë raste të konfirmuara me koronvirus dhe rreth 50 mijë viktima në 33 vende të rajonit, numra të cilat janë të rritje të shpejtë.

Me rënien e bilancit të pandemisë në SHBA, Europë dhe Azi, Amerika Latine është tashmë i vetmi rajon në botë ku epidemia pa dyshim po arrin pikun.

“Në shumë drejtime, nuk është një surprizë”, deklaroi për “CNN” doktoresha Ana Diez Roux, drejtoresha e Mjekësisë në “Drexel University”. “Ishte e parashikueshme që do të ndodhte”.

Ekspertët janë gjithashtu gati unanim në pikëpamjen se gjërat mund të përkeqësohen.