MENU
klinika

"Po punon për qytetarët"

Mustafa i përgjigjet Kurtit: LDK s’po bën politikë

16.05.2020 - 12:44

Mbledhja e fundit e Qeverisë në detyrë, ku u prezantua puna 100 ditëshe, përplasi ministrat e LDK-së me kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

Kjo pasi që ky i fundit në fjalimin e tij iu referua LDK-së si “regjimi i vjetër”.

Anëtari i kryesisë së LDK-së, njëherësh ministër në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, duke iu referuar kësaj përplasjeje, ka thënë për KosovaPress se ministrat e LDK-së, e kanë marrë detyrën nga udhëheqja e partisë për të përballuar situatën me COVID-19, andaj vlerëson se të gjitha punët i kanë kryer me përkushtim të plotë.

Mustafa ka thënë se në këtë kohë nuk kanë bërë politikë, por janë munduar të jenë në nivel të detyrës për të përballuar situatën e pandemisë.

“Ne ministrat e LDK-së e kemi marrë detyrën nga udhëheqja e partisë sonë, që të bëjmë ose të japim maksimumin tonë për menaxhimin e pandemisë dhe të dikastereve për të cilat jemi përcaktuar. Siç kam thënë edhe në mbledhjen e qeverisë, ne nuk kemi bërë politikë, por kemi dhënë maksimumin tonë profesionalë e politikë, gjithnjë me qëllimin përfundimtar që të përkrahim përfituesit, qoftë qytetarët, qoftë bujqit në rastin e Ministrisë së Bujqësisë dhe këtë edhe e kemi bërë”, thotë Mustafa.

Ministrat e LDK pavarësisht mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, kanë vazhduar punën në dikasteret përkatëse, duke mos lën vakuum institucional në këtë kohë pandemie.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Emri i kryeministrit dhe oferta publike

Albin Kurti takohet me Isa Mustafën për qeverinë e re