MENU
klinika

Përgjigjet mjeku gjinekolog

Myku vaginal, sa efektive janë trajtimet natyrale (kamomili, soda e bukës)?

23.05.2020 - 09:50

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Sa efikase janë trajtimet natyrale si kamomili apo soda e bukës për trajtimin e mykut vaginal?

kolana e librave

Përgjigjet mjeku gjinekolog: Kamomili nuk ka asnjë efekt për mykun, ndërsa soda e bukës është shumë efektive, që pa ju filluar ose gjersa të gjejnë mundësinë për të shkuar tek mjeku.

Minimalisht ajo që mund të bëjmë është që në një litër ujë të zakonshëm të hedhim një lugë gjelle sode buke dhe shpëlarjen e fundit, qoftë kur urinon, qoftë kur defekon, ta bëjmë me ujin me sodë buke. Kjo ndikon shumë në ruajtjen e pehashit të vaginës dhe në mos thellimin e infeksionit të tyre, derisa të marrin kontaktin me mjekun përkatës.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.