Ish-deputeti socialist Niko Faber është ndarë nga jeta ditën e sotme, si pasojë e një ataku kardiak.
Presidenti Ilir Meta me anë të një postimi në facebook i ka shprehur ngushëllimet e tij familjes së të ndjerit.
Ai thotë se “do na marrë malli gjithnjë e më shumë për burra të tillë, patriotë, me dinjitet dhe kontribut qytetar”, ndërsa shprehet se për kontributin e tij do të mbetet gjithmonë i nderuar.
“Lajm shumë i trishtë dhe befasues për mua ndarja nga jeta e ish-deputetit Niko Faber.
Kontributi i Tij publik, si në Korçë dhe në nivel kombëtar do mbetet gjithmonë i nderuar.
Do na marrë malli gjithnjë e më shumë për burra të tillë, patriotë, me dinjitet dhe kontribut qytetar.
Jam pranë familjes Faberi, të afërmve dhe të gjithë miqve të Tij në këtë ditë tragjike.
I përjetshëm kujtimi i Tij”, shkruan Meta.