MENU
klinika

Zëri i botës me hitin “Yéké yéké”

Ndahet nga jeta Mory Kante

23.05.2020 - 15:03

Është shuar në moshën 70-vjeçare Mory Kante, një prej muzikantëve dhe zërat më të njohur të Afrikës. I lindur në Guinea, ai vinte nga një familje shumë e njohur poetësh dhe kompozitorësh në vend.

Një traditë që e kishte kultivuar duke e modernizuar me përdorimin e korave elektrike. Falë kësaj ai është quajtur ‘griot elettrico’. Kante është bërë i famshëm në vitet 1987 me këngën “Yéké Yéké”, kënga afrikane më e shitur në botë me më shumë se 1 milion disqe. Mory Kante vdiq në një spital në kryeqytetin Conakry ku ishte shtruar për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore, shkaktuar nga një sëmundje prej të cilës ai vuante prej kohësh.

Lindur në 1951 në Kissidougou, në Guinea, Mory ishte më i riu nga 38 vëllezërit e tij. Pasi është edukuar sipas traditës së etnisë Mandinka, duke frekuentuar shkollën franceze ku mësoi të luante balafon, intrumentin emblem të familjes Kante.

Në moshën 7 vjeçare ai u dërgua tek një xhaxha i tij në Bamako, kryeqytet i Malit, për të filluar atje traditën griot. Në 1984 u nis drejt Francës dhe pas disa vështirësive për shkak të statusit të tij prej emigranti, mbajti shumë koncerte duke arritur një popullaritet të madh në vitet 1987 me këngën ‘Yeke Yeke’, duke hyrë shumë shpejt në top listën e klasifikimeve të Billiboard. Gjatë karrierës së tij ai ka publikuar 10 albume në studio, i fundit ka qenë në 2004 ‘Sabou’.