MENU
klinika

Kishte pasuri 6 miliardë dollarë

Ndërron jetë “mbreti i Kumarit”

27.05.2020 - 07:08

Manjati nga Hong Kongu, Stanley Ho, që ka meritat për kthimin e Macaut në kryeqytet të kumarit në botë, ka ndërruar jetë në moshën 98 vjec.

Ai ishte kreu i një prej bizneseve më fitimprurëse të lojërave, SJM Holdings, vlera e të cilës llogaritet 6 miliardë dollarë.

I lindur në Hong Kong, Ho ka pasur 4 gra e 17 fëmijë të njohur. Ai rikonstruktoi të gjitha bizneset, pas një beteje të hidhur që shpërtheu në familje, raporton BBC.

Lajmin për vdekjen e tij e dha vajza, Pansy, që ka trashëguar jo pak pasuri nga babai i saj. Stanley Ho u konsiderua “mbreti i Kumarit” në Kinë, me një monopol thuajse të padiskutuar në kazinotë e vendit.